Tërmetet në Mianmar dhe Tajlandë, dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrit: Njerëzit po qanin në rrugë ! Askush nuk guxon të kthehet në shtëpi

28/03/2025 19:00

Dëshmitarët e kanë përshkruar kaosin pasi një tërmet goditi Mianmarin, me lëkundjet e ndjera në Bangkok, kryeqyteti tajlandez.

Të paktën 144 persona kanë vdekur në Mianmar me më shumë se 730 të plagosur, ndërsa në Tajlandë 8 persona kanë humbur jetën dhe 81 janë bllokuar pas shembjes së një ndërtese.

Transmetuesi shtetëror i Mianmarit dha përditësimin e parë mbi viktimat të premten pasdite ndërsa ushtria e vendit paralajmëroi se do të kishte më shumë vdekje dhe viktima.

“Dëgjova shumë klithma. Të gjithë dolën në rrugë, u krijua shumë panik. Kishte njerëz që qanin në rrugë, ishte vërtet e tmerrshme”, dëshmoi Paul Vincent, një turist që vizitonte kryeqytetin tajlandez.

Një tjetër dëshmitare tha “Ne të gjithë dolëm me vrap nga shtëpia pasi gjithçka filloi të dridhej. Unë një ndërtesë pesëkatëshe të shembej para syve të mi. Askush nuk guxon të kthehet brenda ndërtesave.”

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta