SPAK lëshon urdhër kontroll për banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli
28/03/2025 12:49
Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar urdhër kontrolli për banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.
Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se aktualisht policia është duke ushtruar kontroll në qytetin e Elbasanit.
Motrave Nikolli në verën e vitit të kaluar ju vendos një sasi eksplozivi në derën e banesës ku jetonin me qira.
Nga shpërthimi i tritolit u dëmtua banesa e Enea Thomarajt, i riu qëndroi në koma për gati 3 muaj dhe me pas humbi jetën.
Top Channel