Pasi rriti taksën e automjeteve, Trump po përgatit tarifa për industrinë farmaceutike

28/03/2025 21:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se së shpejti do të shpallë tarifat e reja që do të synojnë industrinë farmaceutike.

Duke folur me gazetarët që e shoqëronin në Air Force One, Trump tha se ishte i hapur për të bërë marrëveshje me vendet e tjera për tarifat.

Megjithatë, negociatat për këto marrëveshje do të duhet të zhvillohen pas shpalljes së tarifave hakmarrëse, më 2 prill.

Pak ditë më parë republikani njoftoi tarifa shtesë prej 25 % për të gjitha automjetet që nuk janë prodhuar në Amerikë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta