Meloni: Nuk zgjedhim mes SHBA-së e BE-së, Vance “i ra kokës” për Brukselin

28/03/2025 13:56

Ideja që Italisë herët a vonë do t’i duhet të zgjedhë mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, Giorgia Melonit i duket “fëminore” dhe “sipërfaqësore”.

Kryeministrja italiane i bëri këto komente në një intervistëe për Financial Times, ku nënvizonte se reagimet e disa liderëve europianë ndaj Donald Trumpit janë tepër politike dhe se është “në interesin e të gjithëve” të kapërcehen tensionet serioze në marrëdhëniet transatlantike.

Ndonjëherë kam përshtypjen se ne thjesht përgjigjemi instinktivisht. Në këto cështje duhet menduar me kujdes e me qetësi”, shprehet ajo. Meloni konsideron se BE-ja është shumë e ngadaltë në proceset e vendimmarrjes. Dhe në kontekstin e marrëdhënieve me SHBA-në e Trumpin nenvizon se “nuk është e lehtë të konkurrosh me dikë që mund të nënshkruajë 100 urdhra ekzekutivë në një ditë”. Shefja e ekzekutivit italian insiston se vendi i saj mund të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, e mes rreshtave, nënkupton se Roma mund të veshë edhe petkun e ndërmjetësuesit.

Nëse ekziston diçka që Italia mund të bëjë për të shmangur një përplasje mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi, unë do ta bëja pa hezitim, sepse kjo është dhe në interesin e europianëve. SHBA-ja është aleati numër një i Italisë. Unë jam konservatore, Trumpi është republikan. Sigurisht, jam më afër tij se me shumë te tjerë, por e kuptoj një lider që mbron interesat e veta kombëtare. Unë nga ana ime, mbroj të miat“, tha Meloni.

Meloni pohoi më tej se e kupton këndvështrimin e JdVance dhe është dakord me qëndrimet e përcjella nga zëvendespresidenti amerikan për Europën në Konferencën e Mynihut, “Këtë e kam thënë prej vitesh… BE-ja e ka humbur pak fillin”, shprehet me tej, teksa shton megjithatë se kritika e Trumpit ndaj Europës nuk kishte në shënjestër popullin por klasën drejtuese dhe idenë se në vend që te kuptojnë realitetin dhe të gjejnë mënyrat për t`iu përgjigjur njerëzve, liderët tentojnë t`iu imponojnë atyre ideologjinë e vet.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta