
Kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan, aty ku në kompleksin sportiv ndërkombëtar “Elbasan- Automotoparku”, prezantoi pistën që do të mirëpresë një garë të Formula 1.
Gjatë prezantimit ai u shpreh se kjo gjë ishte diçka që nuk konceptohej disa kohë më parë dhe se cirkuiti i Elbasanit do të kthehej gjithashtu si një qendër që do të vizitohej çdo ditë të vitit.
“Diçka e pakonceptueshme deri para disa kohësh. Diçka e pakonceptueshme nga vende me më shumë emër sesa i yni, por ja që ne ia dalim edhe aty ku në një farë mënyre, basti është i pamundur. Dua të theksoj që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një investim të kësaj natyre për një garë.
Këtu bëhet fjalë për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri. Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina. Është ekonomi sepse në harkun e 365 ditëve të vitit, ky projekt do të krijojë një destinacion. Një destinacion ku në qendrën e vetë të gravitetit do të jetë siguria rrugore dhe që nga fëmijët e vegjël, deri te të rriturit që ngasin një makinë, që duan të ngasin një makinë do të duhet t’i referohen kësaj qendre, për testimet përkatëse që do të jenë pjesë e të qenit tonë pjesë e BE-së.
Modeli ynë për këtë është qendra në Vjenë. Por siç e vutë re mbas e nga prezantimi i projektit, me skuadrën teknike të Formula 1 që ka punuar studio e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar, është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes së cirkuiteve të Formula 1, është inovativ. Është inovativ për një sërë zgjidhjesh që janë sugjeruar nga stafi teknik i Formula 1 dhe që faktikisht, këtë cirkuit në Elbasan, e bëjnë një cirkuit që sjell një sërë risish , që është pjesë e kërkesave të Formula 1 kur adopton cirkuite të reja në kalendarin e vetë”, tha ndër të tjera Rama.
Top Channel