“Europa është pak e humbur”/ Pas samitit me europianët Meloni mbështet Trump: Jemi konservatorë, jam më afër tij se shumë të tjerë

28/03/2025 17:11

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për Financial Times, e para me një gazetë të huaj, menjëherë pas takimit të koalicionit të vendeve evropiane të në Paris, tha se ajo ndan të njëjtin mendim me zëvëndëspresidentin e SHBA-së, JD Vance ndaj Evropës për braktisjen e angazhimit të saj për lirinë e fjalës dhe demokracinë.

“Më duhet të them se jam dakord. Kam vite që e them… Europa është pak e humbur”. Kritikat e Trump ndaj Evropës nuk i drejtoheshin popullit të tij, por “klasës së saj sunduese…dhe idesë se në vend që të lexoni realitetin dhe të gjeni një mënyrë për t’u dhënë përgjigje njerëzve, ju mund t’i impononi ideologjinë tuaj njerëzve”, tha ajo.

Sipas Melonit, ideja që Italia duhet të zgjedhë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës duhet të hidhet poshtë me vendosmëri. Një zgjedhje që ajo e konsideron si “fëminore” dhe “sipërfaqësore”. Kryeministrja e bëri të qartë gjithashtu se nuk e sheh presidentin amerikan, Donald Trump si kundërshtar dhe se dëshiron të vazhdojë të respektojë “aleatin e parë” të Italisë.

“Unë jam konservatore, Trump është një udhëheqës republikan. Unë jam sigurisht më afër tij se me shumë të tjerë”, tha Meloni.

Për detyrat e vendosura nga Trump, mendimi i Melonit është të mos reagojë në mënyrë impulsive.

“Ndonjëherë kam përshtypjen se ne thjesht përgjigjemi instinktivisht. Le të qëndrojmë të qetë. Le të mendojmë”, tha ajo.

Duke folur disa orë përpara se Trump të shpallte tarifat 25% për importet e makinave, Meloni tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh duke ndjekur një axhendë gjithnjë e më proteksioniste, duke përfshirë Aktin e Joe Biden për Reduktimin e Inflacionit.

“A mendoni vërtet se proteksionizmi në Shtetet e Bashkuara u shpik nga Donald Trump?”, tha ajo.

Kryeministrja përsëriti skepticizmin e saj në lidhje me propozimin franko-britanik për një “forcë sigurie” evropiane në Ukrainë. Një forcë që, sipas saj, mund të shihet nga Moska si një “kërcënim”.

Në vend të kësaj, Meloni tha se ishte e sigurt se përpjekjet e administratës amerikane për të arritur një paqe të drejtë për Kievin, “ndërsa theksoi vazhdimisht nevojën për garanci të forta për të siguruar që Rusia të mos rifillojë luftën në të ardhmen”.

Më mirë, sipas mendimit të saj, të zgjerohet neni 5 i NATO-s, ose klauzola e mbrojtjes kolektive, në Ukrainë, pa përfshirë megjithatë zyrtarisht Kievin në Aleancë, duke argumentuar se kjo do të ishte një zgjidhje “më efektive” se propozimet e tjera.

Një ide, që ka lënë shumë zyrtarë evropianë të hutuar pavarësisht bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë midis liderëve të Britanisë së Madhe dhe Francës – nuk i ka ofruar kurrë garanci të ngjashme Ukrainës.

“Nuk më intereson të them: “Unë jam ai në qendër, unë jam protagonist”. Jo tani, steka wshtw shumë e lartw”, përfundoi ajo.

Kur u pyet nëse e konsideron Rusinë një kërcënim afatgjatë, kryeministrja u përgjigj: “Mendoj se mund të jetë, mendoj se mund. Por në çdo rast, mendoj se duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë gati për t’u mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi që mund të kemi”.

Gazeta britanike kujtoi më pas se, pavarësisht nga harmonia e madhe midis Italisë dhe SHBA-së, Roma ka qenë shpesh në sy të Uashingtonit për shpenzimet e saj të ulëta të mbrojtjes në rreth 1.5% të PBB-së, “shumë nën objektivin e shpenzimeve prej 2% të vendosur nga NATO”, specifikon gazeta.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta