Dëmet nga breshëri, mjaftuan 15 minuta që të shkaktojë humbje të mëdha tek fermerët e Lushnjës

28/03/2025 19:48

Është dashur vetëm 15 minuta breshër që i tëre mundi i fermerëve në Barbullinjë të Lushnjës të shkojë në tokë.

Siç shihet edhe nga pamjet, sasi të mëdha të breshrit kanë zbardhur sipërfaqet poshtë pemëve dhe oborret e shtëpive duke dëmtuar dhjetëra hektarë pemëtore, me pjeshkë dhe kajsi.

Disa nga fermerët janë dëmtuar me shumë pasi pemët kanë qenë me kokrra të cila kanë rënë përtokë  të gjitha pas breshrit

Çdo vit fermerët gjenden përpara këtyre dukurive natyrore të cilat gjithmonë janë me pasoja të rënda në ekonominë e tyre.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta