Tregut i mungojnë 975 mijë vezë/ Gripi i shpendëve vrau gjysmë milioni pula, ja si është gjendja në Shqipëri

27/03/2025 12:09

Rritja e çmimit të vezëve nuk do të frenohet, pasi kërkesa për këtë produkt para festave të Fiter Bajramit dhe Pashkëve do të jetë akoma edhe më e lartë.

Edhe pse në Shqipëri ka mbi 7 milion shpendë, asgjësimi i 430 mijë pulave në dy stabilimentet e mëdha solli menjëherë rritje të çmimit të vezës me 66.6%.

Pedagogu i UBT, Fatmir Guri, thotë: “Kemi një ulje të ofertës të prodhuar brenda vendit në dy stabilimentet që mbajnë peshën e konsiderueshme në procesin e prodhimit. Menjëherë kjo do të ndihet si pasojë e uljes së ofertës edhe tek çmimi. Ne ndodhemi në një situatë ku kërkesa për vezë është konstante, por tani jemi në periudhë festash dhe në këtë situatë është normale të kemi një rritje të çmimit”.

Produkti i vezës kushton më tepër për konsumatorin pasi tregut i mungojnë 975 mijë kokrra. Duke qenë se veza është një vektor që shërben për shpërndarjen e sëmundjes së influencës aviare H5N1, AKU ka bërë bllokimin e 975 vezëve që ishin prodhim nga dy pularitë e prekura nga gripi i shpendëve. Pavarësisht situatës, AKU konfirmon se vezët në treg janë të sigurta.

“Situata në treg është nën kontroll të plotë. Trupat inspektuese të drejtorive rajonale të AKU çdo ditë kryejnë monitorime në operatorët e biznesit që shesin vezë, dhe nëse gjejnë vezë që janë prodhuar pas datës së shpërthimit të gripit, bëhet menjëherë bllokimi i produktit”, shton Guri.

Për shkak të influencës aviare, Shqipëria ka ndaluar importin nga zona të caktuara në 21 shtete të Evropës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta