Samiti në Paris, liderët europiane dakordësohen: Nuk ka arsye për të hequr sanksionet kundër Rusisë

27/03/2025 16:36

Vendet aleate që u takuan në kryeqytetin francez në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përjashtuan mundësinë e heqjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe në vend të kësaj ranë dakord t’i forcojnë ato për të rritur presionin ndaj Moskës.

Samiti zgjati tre orë dhe synonte të formulonte garancitë e sigurisë për Kievin, duke përfshirë vendosjen e mundshme të forcave ushtarake evropiane në kontekstin e një marrëveshjeje tjetër hipotetike të paqes në të ardhmen.

“Rusia nuk dëshiron asnjë lloj paqeje”, theksoi Zelensky sot në përfundim të samitit të aleatëve të Kievit në Paris dhe paralajmëroi se heqja e sanksioneve tani do të ishte një fatkeqësi për diplomacinë.

Aleatët e Ukrainës ranë dakord njëzëri se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe forcat e saj ushtarake dhe se tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Moskës, tha presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mori iniciativën për të thirrur samitin.

Kryeministri britanik Keir Starmer gjithashtu deklaroi pas përfundimit të samitit se tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Rusisë. “Është absolutisht e qartë se Rusia po përpiqet të vonojë, po luan lojëra dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë”, tha kryeministri britanik së bashku me Volodymyr Zelensky.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta