“Erotizmat e gjyqtarëve shkojnë deri tek…”, Berisha për raportin e DASH: S’ka lidhje me Rubion, është praktikë e zyrave

27/03/2025 22:51

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili përmend akuzën e ngritur ndaj tij nga SPAK.

I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, ai tha se ai raport është praktikë e zyrave dhe nuk është nga Marco Rubio.

Berisha: Deri tek qytetari digjital vijnë erotizma të gjykatësve, ligji e përjashton jetën intime. DASH mbështeti shumë gjëra. Kjo histori nuk do të vijojë gjatë, s’ka lidhje me Rubion ai raport, është praktikë e zyrave. S’ka qenë as një diktaturë kështu, e kontrollonte sigurimi, sot isha në takim me Dhomën e Tregtisë, më tha i fiton të gjitha gjyqet qeveria. Ne që i dimë gjërat duhet të themi të vërtetat.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta