
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me shtabin elektrorial të Njësisë Nr.6 më Tiranë këtë të martë.
Ai ka biseduar me të rinjtë të cilët ishin të pranishëm.
“Duhet të fokusohemi tek përfshirja e të rinjve në këto zgjedhje, ajo pasaportë i jep përmasë tjetër jetës së tyre. Negociatat s’duhet të shqetësohen nga asnjë gjë politike”, tha Rama.
Pjesë e shtabit ishte edhe një i ri, i cili kishte emigruar drejt Gjermanisë dhe ishte kthyer.
Rama: Vajte në gjermani e provove atë kafen e shëmtut?
I riu: Më keq se kafja ishte ushqimi.
Rama: Po qielli të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe se sa ngrohte, po muhabet, bënin muhabet gjermanët? Ça bëre në Gjermani?
I riu: Jam marrë me pjesën e mirëmbajtjes tek pjesa e transportit publik, thash ta shfrytëzoj, sikur po më mbylleshin rrugët, kjo mania e madhe, edhe e provum, jemi kthyer t’i japim drejtim se kontributin këtu do ta japim.
Kryeministri nuk la pa përmendur edhe opozitën në fund të takimit, të cilën e quan kënetë.
“Duhet futur pompa në të gjitha pikat ku të thithet sa të mundet uji i kënetës. Duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta. Sa i madh që është e, shumë i madh. Kemi Lulin që do merret me ata! Do jetë interesant, të shohim çfarë do të ndodhi”, tha Rama.
Top Channel