Incidenti i paprecedentë/ Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares! Videoja që ngjalli zemërim

26/03/2025 15:02

Një incident mes politikanit Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici është bërë viral në Itali.

Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.

Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti I papërshtatshëm. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues.

Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta