Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri/ Top Channel siguron katër analiza, nivelet disa herë më të larta se normat e BE
08/11 20:55
Pesë nxënës të arsimit fillor të shkollës “Skënder Libohova” në Lushnjë janë vlerësuar me çmimin e parë në Shqipëri në projektin për shpikjet e shekullit 21, pasi arritën të realizojnë një serë me lule inteligjente.
Fëmijëve u është dashur të punojnë dy javë dhe ideja u erdhi pasi vizituan më herët një serë diellore, ku u njohën me problemet dhe nevojat që kishin punonjësit.
Në garën për projektet “Shkollat e shekullit të 21-të” ishin 10 shkolla nga i gjithë vendi. Organizimi u bë nga Këshilli Britanik, Ministria e Arsimit dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.
Top Channel