
Moska ka publikuar një listë të objekteve energjetike ruse dhe ukrainase që nuk duhen sulmuar.
Bëhet fjalë për:
-Rafineritë e naftës
-Tubacionet e naftës dhe gazit dhe objektet e magazinimit, duke përfshirë stacionet e pompimit
I-nfrastruktura e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike, duke përfshirë termocentralet, nënstacionet, transformatorët dhe shpërndarësit
-Centralet bërthamore
-Diga hidroelektrike
-Rusia pretendon se pauza në armiqësitë ndaj objektivave të energjisë hyri në fuqi më 18 mars për 30 ditë dhe thotë se kjo mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë.
Si Moska ashtu edhe Kievi akuzuan tjetrin për shkeljen e marrëveshjes fillestare për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike brenda disa orësh nga shpallja e saj në fillim të këtij muaji.
Top Channel