
Pas shumë kërkesash dhe shumë vitesh pritje, kisha Fjetja e Shën Mërisë në Bishqethëm e cila është shpallur monument kulture do të rikonstruktohet.
Me një fond nga instituti kombëtar i trashëgimisë kulturore u be e mundur ndërhyrja për të shpëtuar nga shkatërrimi total këtë kishe. Sipas një gojëdhëne kisha mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1198. Në vitin 1600 objekti u shkatërrua deri në themele nga turqit.
Më pas, diku rreth vitit 1750 u rindërtua përsëri mbi themelet e kishës së vjetër. Kjo kishë është e variantit të kishave të Myzeqesë
Ndërhyrje do ketë dhe në pjesën e brendshme të kishës, suvatim poshtë afreskeve, ndërsa për sa i përket pikturave murale duhet një fond i dytë për të ndërhyrë. Supervizori i firmës që po ndjek punimet shprehet se po mundohet që gjatë punimeve të ruhet autotenciteti i saj duke bërë analizat e materialeve të mëparshme .
Kisha ka afreske të cilat janë pikturuar gjatë viteve 1700 -1800. Një restaurim sipërfaqësor i kësaj kishe është bërë në vitin 2003 dhe që atëherë nuk i është venë më dorë.
Top Channel