Greqia feston përvjetorin e Revolucionit të 1821, Mitsotakis: Ashtu si 204 vite më parë grekët u bashkuan, kështu do jenë edhe sot!

25/03/2025 21:36

Me një parade madhështore në Athinë dhe ceremoni të ndryshme në gjithë vendin dhe jo vetëm, grekët kanë festuar përvjetorin e Revolucionit të 1821, një kryengritje popullore kundër Perandorisë Osmane që mbaroi disa vite me vonë dhe arriti kulmin me krijimin e një shteti të pavarur.

Para udhëheqjes politike të vendit për me se dy orë  në sheshin Syntagma, parada ushtarake është ndjekur nga mijëra qytetarë e të ftuar. Përveç forcave ushtarake kanë parakaluar edhe grupe me kostumet tradicionale nga revolucioni  i vitit 1821 .

Pas presidentit të Greqisë edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se ashtu si 204 vjet më parë kur grekët u bashkuan dhe ia dolën mbanë, ashtu duhet të jenë edhe sot.

“Grekët në atdheun tonë dhe kudo në botë festojnë sot aktin e regjistrimit të lindjes së shtetit grek. Ajo që më 25 mars 1821 dukej e pamundur për shumë njerëz, u bë realitet nëntë vjet më vonë”, tha Mitsotakis.

Edhe në Shtëpinë e Bardhë në një ceremoni për nder të Ditës së Pavarësisë së Greqisë Presidenti Donald Trump ka përshëndetur përfaqësues të komuniteti grek në SHBA duke theksuar se greko-amerikanët e kanë bekuar Amerikën me guximin, patriotizmin dhe aftësitë e tyre  të jashtëzakonshme”.

“Më 25 mars 1821, patriotët grekë filluan luftën e tyre fisnike për të rimarrë fatin e tyre nga kontrolli i një perandorie të huaj, një perandorie shumë të fuqishme. Nën këtë administratë, ne do të vazhdojmë të nderojmë virtytet, idealet dhe shpirtin e kësaj trashëgimie të shkëlqyer dhe kjo është e mrekullueshme.”, tha Trump.

Në Greqi , së bashku me domethënien kombëtare, 25 Marsi festohet  gjithashtu tradicionalisht si dita fetare e  Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta