
Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi udhëtoi nga Bosnja dhe Hercegovin drejt kryeqytetit të Serbisë, Beogradit pavarësisht urdhrit të arrestit të shpallur për të.
Ai tha se Izraeli është një vend që respekton fuqinë, historinë dhe vendosmërinë e tij, shkruan klix.ba.
“Për këtë arsye ne kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe për këtë arsye qëndrojmë së bashku”, shtoi Dodik.
Kujtojmë se fluturimi i tij nga Banja Lluka përbën një dështim të agjencive shtetërore për zbatimin e ligjit, dhe Policia Kufitare e BeH po zhvillon një hetim për kalimin e kufirit shtetëror.
Dodik gjendet në Izrael pasi ishte ftuar në Konferencën për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem.
Top Channel