Armëpushimi në Detin e Zi, Rusia: Do të nënshkruajmë marrëveshjen nëse marrim garanci serioze nga SHBA

25/03/2025 16:05

Rusia thotë se ishte e gatshme të përfundonte një marrëveshje të re për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, një hap i mundshëm drejt një armëpushimi me Ukrainën, por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara udhëzojnë presidentin Volodymyr Zelensky ta respektojë atë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se vetëm një urdhër i tillë do të siguronte garancitë që i duhen Rusisë.

Moska dhe Kievi po kritikojnë njëra-tjetrën për rënien në vitin 2023 të një marrëveshjeje që synon të garantojë sigurinë e transportit tregtar në Detin e Zi pasi Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt 2022.

Deklaratat e Lavrov tregojnë se Rusia do të kërkojë presion të mëtejshëm të SHBA-së ndaj Zelenskyt përpara se të bie dakord për një armëpushim detar, për të cilin Uashingtoni thotë se do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një armëpushimi më gjithëpërfshirës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta