Venezuela “nën shënjestrën” e Trump, tarifë 25% për çdo shtet që blen naftë apo gaz natyror nga gjiganti i Amerikës Latine

24/03/2025 17:18

Presidenti amerikan, Donald Trump i vendosur për të ndërprerë të ardhurat e Venezuelës nga nafta, njoftoi të sot se çdo vend që blen gaz natyror ose naftë nga vendi do t’i nënshtrohet një tarife prej 25% për të gjitha mallrat e tij që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Tarifat do të hyjnë në fuqi më 2 prill, tha ai.

Presidenti amerikan, i cili tashmë ka hequr licencën që lejonte gjigantin amerikan të naftës, Chevron të operonte në Venezuelë dhe po shton dëbimet e shtetasve emigrantë nga vendi, e justifikoi masën e tij të fundit duke shkruar në rrjetin e tij social “Truth Social” se Karakasi është “shumë armiqësor” ndaj SHBA-së.

Kjo është tarifa e fundit e Trump që pritet të hyjë në fuqi më 2 prill, datë në të cilën do fillojnë edhe tarifat reciproke për çdo shtet që takson SHBA-në.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta