
Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.
Zjarri ka nis prej mbrëmjes së djeshme i cili është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë. Zjarrfikësit por dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.
Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët.
E vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfildit të Sherishtës, dhe deri sa të ndodhi largimi i tyre, kjo situatë alarmante do të jetë.
Luan Kapaj, shef i zjarrfikësve tregon për situatën e rëndë nga zjarri, ku prej mbrëmjes së djeshme dhe deri më tani, zjarri ka përparuar i ndihmuar dhe nga era e fortë.
Është mbajtur në kontroll por era e favorizon duke çliruar tym toksik dhe për banorët e lagjes ‘Kushtrimi’ është një rrezik si nga tymi por dhe flakët të cilat mund të rrezikojnë banesat.
Top Channel