Përfundon seanca gjyqësore për dëbimin e emigrantëve, Departamenti i Drejtësisë: Administrata s’ka pse të njoftojë ata që do dëbohen

24/03/2025 21:52

Një gjykatë federale e apelit ka përfunduar dëgjimin e argumenteve nëse duhet të hiqet bllokimi i përkohshëm i një gjyqtari kundër përdorimit të autoritetit të kohës së luftës nga presidenti amerikan, Donald Trump për të dëbuar anëtarët e dyshuar të një bande kriminale venezueliane.

Ndërsa seanca dëgjimore që zgjati gati 1 orë përfundoi, një avokat i Departamentit të Drejtësisë i tha gjykatës se ai nuk mendonte se qeveria kishte nevojë të njoftonte individët që dëshiron t’i dëbojë përfundimisht sipas Aktit të Armiqve të huaj.

“A pranon qeveria që ata kanë të drejtë të vërejnë se po dëbohen bazuar në statusin e tyre si anëtar i Tren de Aragua sipas shpalljes së presidentit dhe një mundësi për ta sfiduar atë përpara se të largohen nga Shtetet e Bashkuara?”, e pyeti Gjyqtarja e gjykatës së apelit, Patricia Millett avokatin e Departamentit të Drejtësisë, Drew Ensign.

“Ne nuk pajtohemi me pikën e njoftimit. Ne pajtohemi që nëse sjell habeas, mund të ngresh apele të tilla”, një referencë për habeas corpus, të drejtën kushtetuese për mbrojtje kundër ndalimit të paligjshëm.

Seanca përfundoi pas pak më shumë se një ore. Juria prej tre gjyqtarësh nuk tha se kur do të vendoste, por një vendim mund të merret në çdo moment.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta