
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. S., 21 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin;
-J. D., 44 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e policisë, gjatë vendosjes së një masë administrative të automjetit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin G. R., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur një 68-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një 15-vjeçar.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel