Të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të Marinës Meksikane, përfshirë një fëmijë Për parlamentaret në Shqipëri, 250 724 fletë votimi më shumë do të prodhohen për diasporën.
Për herë të parë, Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhojë kompania sllovene Cetis për shqiptarët ane e mbanë botës që do të votojnë më 11 maj nga 88 shtete.
Formula e përllogaritur është numri i të regjistruarve nga jashtë vendit për zgjedhje, 245 808 plus 2% më shumë.
Gjithashtu, për votën e diasporës do të ketë të dedikuar një vend të posaçëm. Nga shtëpitë e emigrantëve drejt e te “parku olimpik i Tiranës”.
Pas listës së sugjerimeve të Bashkisë së Tiranës, KQZ vendosi si mjedisin e përshtatshëm Parkun Olimpik “Feti Borova” për numërimin e votave por jo vetëm. Kjo hapësirë është konceptuar si vendi ku do të kryhen tre procese. Si fillim për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor, ruajtjen dhe administrimin e votave nga jashtë e deri te vlerësimi i votave nga jashtë.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zbuloi afatet e organizimit, ku nga nga 5 prill, pritet të nis paketimi i zarfeve zgjedhorë.
Parku olimpik është zgjedhur në bazë të kushteve të caktuara në Kodin Zgjedhor dhe është vlerësuar si një objekt me sipërfaqe të madhe; me kapacitet deri në 1200 persona; është një ndërtesë publike me hyrje të lirë; ka furnizim energjie pa ndërprerje; plotëson kriterin teknik të sipërfaqes së bazuar në numrin e tavolinave të numërimit për numërimin e votave nga jashtë vendit për të 12 qarqet; si dhe ofron kushte për aplikimin e teknologjisë për numërimin e votave nga jashtë.
Top Channel