Kishin humbur drejtimin teksa eksploronin me motomjete malin e Priskës, policia ndihmon tre turistët grek

24/03/2025 22:19

Uniformat blu ka ndihmuar të kthehen në hotelin e tyre tre turistë grek që kishin humbur drejtimin teksa eksploronin me motomjete malin e Priskës në Këlcyrë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta