
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vaun e Dejës, ku një 68-vjeՎar ka plagosur me xham në qafë gruan e tij si dhe ka shtënë me armë në drejtim të saj për ta vrarë.
Policia bën me dije se e plagosura është transportuar në spitalin e Shkodrës, ndërsa në pranga është vënë burri i saj Xhabir Hoxhaj.
Sherri dyshohet se ka nisur për arsye xhelozie, teksa siç bëjnë me dije blutë e Shkodrës, arrestuan në flagrancë autorin, në fshatin Mjedë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.
61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel