
Përvjetori i Revolucionit në Greqi, kryepeshkopi Joan Pelushi pjesë e aktivitetit në Tiranë! Berisha krah Belerit dhe Dules
26/03 12:03
Një konflikt me sende të forta mes disa personave ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE” ku për motive të dobta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë, është dëmtuar me sende të forta 38-vjeçari Redi Vata, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sikurse duket nga pamjet në vendin e ngjarjes, një automjet tip “Benz” është qëlluar në xhamin e parë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se gjatë sherrit janë përdorur gurë dhe sende të tjera.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Top Channel