EMRI/ Do shiste armë zjarri, pranga 24-vjeçarit në Tiranë, e pëson dhe një tjetër

24/03/2025 09:14

Një 24-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë pasi është kapur me një armë zjarri (pistoletë), që dyshohet se do e shiste.

Në pranga ka rënë shtetasi Blerim Muja, ndërsa është proceduar penalisht edhe një 23-vjeçar për moskallëzim krimi.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “GUN”.

U kap në flagrancë me 1 armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 24-vjeçari, Blerim Muja.

Procedohet penalisht dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.

Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta