“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla ka përfunduar

24/03/2025 20:41

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se një marrëveshje për mineralet me Ukrainën është pothuajse e plotë dhe do të nënshkruhet së shpejti.

Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas një takimi me kabinetin e tij dhe tha se Sekretari i Thesarit Scott Bessent i tha atij se një “marrëveshje për mineralet e rralla sapo ka përfunduar”.

I pyetur nëse ai do të nënshkruajë sot marrëveshjen për mineralet, Trump u përgjigj: “Jo. Do ta nënshkruajmë së shpejti. Do të nënshkruhet shumë shpejt.”

Kjo marrëveshje ishte ajo që solli presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, por ajo nuk u nënshkrua pas takimit të tij të tensionuar në Zyrën Ovale me Trump dhe zëvendëspresidentin, JD Vance.

Shtetet e Bashkuara fillimisht kërkuan një pjesë prej 500 miliardë dollarësh të tokës së rrallë dhe mineraleve të tjera të Ukrainës në këmbim të ndihmës që i ka dhënë tashmë Kievit.

Zelensky e hodhi poshtë këtë ide, duke thënë se pajtimi me të do të përkthehej në “shitje” të vendit të tij.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta