Debutoi me Kombëtaren shqiptare, Shehu nuk i fsheh emocionet në DigitAlb: Ëndërr e bërë realitet, e kam pritur gjithë jetën

24/03/2025 23:20

Juljan Shehu ishte zbulimi i fitores së Shqipërisë me Andorrën.

Mesfushori shqiptar debutoi në sfidën e mbrëmjes së sotme në “Arenën Kombëtare”, duke lënë gjurmën e tij.

Në një prononcim për DigitAlb pas sfidës, Shehu u shpreh tepër i emocionuar, duke e quajtur këtë moment si një ëndërr të bërë realitet.

“Emocionet ishin të mëdha. Falënderoj çunat e ekipit që ma bënë më të lehtë debutimin tim.

Shpresoj të jem aty, do bëj maksimumin për Kombëtaren. Ishte ndeshja e parë, por që më pas lirohesh nga emocionet. Është normale.

Për mua ka qenë një ëndërr e bërë realitet që në momentin kur mora ftesën. E kam pritur këtë ditë gjithë jetën dhe do jap shpirtin për Kombëtaren”, u shpreh Shehu për DigitAlb.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta