
Teksa Izraeli ka nisur sulmet ndaj Gazës, Ministria e Shëndetësisë së enklavës ka publikuar bilancin e vdekjeve që nga fillimi i luftës.
Që prej 7 tetorit të vitit 2023, kanë humbur jetën 50,021 mijë palestinezë.
Autoritetet në Gaza nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit kur raportojnë shifrat e viktimave, por ministria e Shëndetësisë dhe Kombet e Bashkuara thonë se shumica e vdekjeve janë gra dhe fëmijë. Dhe numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë, me mijëra që besohet se janë ende nën rrënoja.
Numri i të vdekurve u rrit pasi Izraeli rifilloi luftën e tij me Hamasin këtë javë, duke i dhënë fund një armëpushimi dy-mujor në Gaza. Sulmet e reja ajrore të së martës e bënë atë një nga ditët më vdekjeprurëse për palestinezët që nga fillimi i luftës, me më shumë se 400 të vrarë nga zjarri izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë. Deri të mërkurën, Izraeli kishte rifilluar gjithashtu operacionin e tij tokësor në enklavë.
Izraeli nisi një luftë kundër Hamasit në Gaza më 7 tetor 2023, pas sulmit të befasishëm të grupit militant në Izraelin jugor që vrau 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe mori peng 251, sipas autoriteteve izraelite.
Top Channel