
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim me kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë.
Gjatë prezantimit të kandidatëve, Rama u shpreh se lista e PS-së për Vlorë është një mozaik me njerëz që mund të çojnë më tej zhvillimin e qarkut.
“Më vjen mirë që në një skuadër që ka edhe eksperiencë, edhe risitë që vijnë qoftë nga nivelet më të larta të drejtimit të PS-së por edhe nga vetë komuniteti që përfaqësohet këtu nga socialistët 24 karatë. Ne jemi një hapësirë ku ka vend për të gjithë. PS është një mjet i atyre që janë brenda dhe të atyre që mund ta përdorin këtë mjet për qëllimet e mëdha. Një ndër qëllimet e mëdha është të shtyjmë vendin tonë drejt BE-së, duke rritur më tej cilësinë tonë të jetës. Do t’ju japim mundësinë shumë qytetarëve, që deri dje kanë qenë simpatizantë të punës që ne kemi bërë në nivel lokal“.
Top Channel