“Keni dëgjuar për Altin Dumanin?”, Rama nga Vlora: A e imagjinoni dot t’i jap urdhër unë prokurorisë, edhe ata kanë lajthitje, por…

23/03/2025 21:09

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama përsëriti se ‘ishte Partia Socialiste që ia dha në dorë shpatën drejtësisë’. Rama risolli rastin e 21 janarit, ku tha se ishte kreu i qeverisë që i dha urdhër policisë të mos zbatonte urdhrat e prokurorisë dhe kjo nuk ndodh më sot.

“Këtu janë vrarë njerëz, nuk keni dëgjuar që është një Altin Dumani që i thirri këta. Kur këtu janë vrarë njerëz në protestë, i pari qeverisë u dha urdhër policisë i tha mos i zbatoni urdhrat e prokurorisë. Nuk u zbatuan urdhrat, a e imagjinoni sot të ndal urdhrat e prokurorisë të Altin Dumanit unë? Nuk i imagjinoni dot vetëm për arsye sepse ne e kemi ndarë mendjen t’i japim këtij vendi një drejtësi të pavarur. Jemi ne që e kemi ndërmarrë reformën në drejtësi dhe e kemi shkruar në program.

Ne duhet ta fusim në kokë që jemi forca që do e hapim këtë rrugë. Do i hyjmë detit në këmbë, nëse nuk bëhet barazia para ligjit jo që nuk futemi dot në BE po nuk bëjmë dot prokopi. Ata thonë na jepni votën më 12 maj të shkrimë SPAK. Kanë dhe ata lajthitjet e tyre por është e pashmangshme se është një gjë e re. Nesër mund të çmendet PS vjen një tjetër thotë jo more ça na duhet kjo drejtësia kthehemi prap aty ku ishim.

Shpatën që e ka në dorë drejtësia e mbante kryetari, aty te zyra ime ishte shpata. Sot atë shpatë e ka drejtësia, këtë e kemi bërë me vetëdije. Është për të ndëshkuar më të fortët dhe prandaj ata që thonë socialistët janë nëpër burgje, na marrin të keqen. Ata që përballen me drejtësinë janë me gishtat e dorës, ne që luftojmë për drejtësinë mund të bëhemi ndoshta dhe 1 mln”-u shpreh Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta