
Mësuesi i Këshillimit të Karrierës dhe mësuesi për Sigurimin e Cilësisë janë dy pozicione që nisën të funksionojnë zyrtarisht këtë vit shkollor, 2024-2025.
Një auditim performance i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për orientimin e karrierës në sistemin parauniversitar ka dalë në përfundimin që të gjitha institucionet që nga Ministria e Arsimit në majë të hierarkisë e deri tek institucionet periferike, nuk kanë qenë shumë efektive në këtë proces.
“Në Shqipëri në përfundim të shkollës së mesme rreth 30 apo 40% e të rinjve nuk e dinë ende se çfarë profesioni apo dege do të vazhdojnë studimet gjë që deri vonë zgjedhjen e një dege për inerci apo zgjedhjen e një profesioni që nuk është në përputhje me atë që nuk është në përputhje me atë që i riu pëlqen kthehet në nivel shumë të lartë të papunësisë, të cilën ne nuk po arrijmë dot ta menaxhojmë si vend për ta reduktuar nën shifrën e 20%“-shprehet Erion Muça, ekspert për karrierën dhe punësimin.
Cilat vende e kanë të zhvilluar orientimin e karrierës?
“Në këshillimin e karrierës spikasin vendet nordike Danimarka Suedia, Finlanda, të cilat kanë programe që nga klasa e parë, ku përpiqen të kenë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore”.
Top Channel