
Një shqiptar 39-vjeçar së bashku me një shtetas rumun 35 -vjeçar janë arrestuar nga policia në Milano me akuzën e posedimit për qëllim të shitjes së mbi 90 kilogramëve marijuanë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, hetuesit i ndaluan 2 personat pasi vunë re se një makinë në zonën e Brignano Gera d’Adda i afrohej një kamioni të parkuar dhe i dorëzonin qese të mëdha plastike shoferit përpara se të largoheshin me nxitim.
Policia italiane vendosi të kontrollonte kamionin me targa rumune, duke gjetur çantën e madhe të dorëzuar pak më parë nga personi në makinë dhe një pjesë të dyshemesë së mjetit pa vida.
Duke çmontuar të gjitha dërrasat e dyshemesë së rimorkios së kamionit, agjentët gjetën pako të shumta marijuane me një peshë totale prej rreth 90 kilogramë.
Gjithashtu, në mjet janë gjetur mbi 20 mijë euro para cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të ardhura me gjasë nga aktiviteti i paligjshëm.
Top Channel