
25/03 17:19
Arabia Saudite do të presë më shumë bisedime paqeje këto ditë, me delegacione nga Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja që pritet të marrin pjesë.
Ekipi i Ukrainës do të takohet fillimisht me delegacionin amerikan të dielën në mbrëmje, shkruan BBC.
Ekipi amerikan do të takohet më pas me homologët e tyre rusë në Arabinë Saudite të hënën.
Kievi thotë se dëshiron t’i japë fund goditjeve në infrastrukturën e tij energjetike dhe të mbajë kontrollin e tokës së tij. Moska po bën thirrje për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake dhe shkëmbimit të inteligjencës në Ukrainë.
Top Channel