“Policia ka përdorur plumba plastikë, të rinjtë kanë provat, do t’ia japin ndërkombëtarëve “/ Shemsi Prençi nga protesta: Duhen kimistë për të verifikuar gazin lotsjellës 17/10 14:16
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kavajë me ish Presidentin Alfred Moisiu.
“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë.
Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij.”, shkruan në rrjetet sociale Spiropali.
Top Channel