“Kishte hall mos falimentoni, bëni mirësi për Sulltan Novruz”, Rama inspekton punimet në shkollë me kryetaren e deleguar të bashkisë, s’kursen batutat

22/03/2025 16:48

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë  kantierin e punimeve në shkollën “Edith Durham” së bashku me kryetaren e deleguar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Kjo shkollë do të jetë godina e 48 arsimore e Tiranës Europiane, që do të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore.

Ai u tha ekipit të punës që të evitonin pllakat dhe të përdorej betoni, edhe pse kushtonte më shumë, ndërsa e shoqëroi idenë e tij me batuta duke thënë që duhet të bëjnë mirësi për Sulltan Novruz.

Rama: Sapo u bëra një kompliment këtyre se kanë bërë një punë të pabesueshme me betonin, nivel i lartë shumë. Po u thoja që mbase evitojmë pllakat poshtë dhe bëjmë të njëjtën…siç i bëjnë jashtë gjithmonë e më shumë i bëjnë me shtresë betoni. Po më bënte llogarinë kishte hallin tat se mos falimentonte se del më shtrenjtë. Mendojeni një herë për Sulltan Novruz të bëni një mirësi se mund të jetë çikë më shtrenjtë se pllakat, por do ta bëni për kalamajtë.

E bëjmë, e bëjmë me gjithë qejf.

Rama: I bën gjithë bota, muzeumet kështu i bëjnë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta