I çonte mesazhe kërcënuese dhe i theu xhamin e makinës një gruaje, ndalohet 39-vjeçari në Kukës

22/03/2025 13:41

Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Kukës, bënë kapjen  dhe ndalimin e shtetasit A.H.,39-vjeç banues fshatin Shtiqen.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas policisë 39-vjeçari i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje 41-vjeçare dhe i ka thyer xhamin e  automjetit të  saj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta