Dhunë në familje, denigrime në rrjetet sociale… disa të arrestuar në Tiranë

22/03/2025 15:40

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. R., 29 vjeç, pasi nga kontrolli fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën dhe e sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. Xh., 32 vjeç, L. Y., 38 vjeç dhe B. Z., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit me drejtues B. Xh dhe pasagjerë L. Y dhe B. Z, shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan 47 pako me veshje, pa faturë blerjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17 vjeç, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar gjatë drejtimit të automjetit pa lejen përkatëse. Në vijim të veprimeve ndaj pronarit të automjetit u mor masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin J. B., 33 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-arrestuan shtetasin A. F., 68 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 47-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. C., 19 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 22 vjeç dhe D. Ç., 57 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. Sh., 61 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 35-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 72 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur kunatën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. S., 59 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 41-vjeçar;
-N. B., 26 vjeçe, pasi ka kallëzuar një 44-vjeçare, se kjo shtetase i ka keqtrajtuar djalin e saj në kopësht;
-M. X., 24 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 34-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën e ndaluan shtetasin në kërkim H. I., banues në Krujë, pasi Gjykata e Krujës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-Q. O., 64 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit;
-E. P., 25 vjeç, pasi është përplasur me motomjetin me drejtues D. B., 24 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. B, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-E. M., 18 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.

-Është paraqitur në DVP Tiranë shtetasja A. Sh., 20 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetet sociale i është hapur profile false me përmbajtje denigruese për të.

-Shtetasi A. Gj, 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta