Video/ Argjentina i mbijeton “makthit” të Kepit të Gjelbër, fiton mes vuajtjesh në shtesë pas një ndeshjeje të çmendur në Miami 04/07 02:45
Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke u mposhtur 2-0 nga Anglia në Wembley.
Në prononcimin e tij për DigitAlb, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti tregoi se çfarë i mungoi skuadrës përballë “Tre Luanëve”.
“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikë. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit. Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti për DigitAlb.
Top Channel