Dokumenti/ Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm
21/03/2025 14:17
Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shkarkoi nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.
Anuela Ristani rimori drejtimin e institucionit të enjten. Ndërkohë, tri ditë më parë, Erion Veliaj nxori një urdhër, ku i jepte kompetencat e tij pikërisht Sara Goxhajt, që sot u shkarkua. Por, më pas, Veliaj e ndryshoi vendimin, pasi sikurse u shpreh, ridelegimi i kompetencave ishte i gabuar pasi kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.
Top Channel