Aksident i rëndë në Berat, përplaset te vizat e bardha këmbësoren, shoferi largohet nga vendngjarja

21/03/2025 20:39

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’30-Vjetori” në qytetin e Beratit.

Një automjet që ishte duke qarkulluar me shpejtësi ka goditur një 37-vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

37-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.

Njoftimi i policë: 

Rreth orës 18:45, në rrugën “Antipatrea”, në lagjen “30 Vjetori”, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. D., 37 vjeçe, banuese në Berat.

37-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta