Sabotime në hekurudhat e Polonisë, të dyshuarit kryesor dy ukrainas, Tusk: Qëllimi ishte të shkaktohej një katastrofë hekurudhore
Aeroporti Heathrow ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se është në gjendje të rifillojë fluturimet dhe se shpreson të kryejë shërbim të plotë nga dita e nesërme.
“Ekipet tona kanë punuar pa pushim që nga incidenti për të siguruar një rregullim të shpejtë. Tani jemi në gjendje të rifillojmë me siguri fluturimet, duke i dhënë përparësi atyre të anuluara”, shkruhej në deklaratë.
Heathrow këshillon që pasagjerët të mos shkojnë në aeroport, nëse linja ajrore nuk i ka lajmëruar.
“Shpresojmë që nga nesër të vijojmë punën normalisht. Informacionet e mëtejshme do jepen së shpejti. Prioriteti ynë mbetet siguria e pasagjerëve tanë dhe atyre që punojnë në aeroport. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident”, thuhej në deklaratë.
Top Channel