Emocionet e Kombëtares dhe në shtëpinë më të famshme në vend, banorët e BBVIP 4 ndjekin drejtpërdrejt duelin Angli-Shqipëri
21/03/2025 20:43
Teksa Shqipëria luan ndeshjen e saj të parë për kualifikueset e Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026” përballë Anglisë, emocionet e saj do të përcillen dhe në shtëpinë më të famshme në vend.
Banorët e Bg Brother VIP Albania 4 janë mbledhur përballë monitorit të madh në “Storm Arena”, për të ndjekur live këtë takim shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
Kjo sfidë i është mundësuar atyre drejtpërsëdrejti nga platforma më e dashur e shqiptarëve, DigitAlb.
Top Channel