Arrestohet drejtori i kabinetit në Këshillin e Qarkut Elbasan Aurel Mehja. 

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Mehja është ndaluar me akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.

Lajmi mësohet nga burime pranë policisë së qytetit të cilat thanë se Mehja, është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.

Aurel Mehja, është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili tashmë ka ndërruar jetë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta