I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Han të Hotit 50-vjeçari i akuzuar për vjedhje
20/03/2025 14:53
Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi është arrestuar nga policia.
Adi Kadri, 50 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar në dalje të RSh-së dhe u arrestua me qëllim ekstradimin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit.
Top Channel