
Udhëheqësi rus Vladimir Putin i ka thënë Donald Trump se ai mbetet i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në mënyrë paqësore.
Një deklaratë e Kremlinit pas telefonatës së tyre të martën tha se që Putini parashtroi kërkesat kryesore përpara se të binte dakord për një armëpushim.
-Një “kusht kyç” për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm “duhet të jetë ndërprerja e plotë e ajrit ushtarak të huaj dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës me Kievin”.
-Çdo marrëveshje duhet të jetë “komplekse, e qëndrueshme dhe afatgjatë” dhe të trajtojë “shkaqet rrënjësore të krizës”.
-Ukraina duhet t’i japë fund “mobilizimit të detyruar” dhe të ndalojë riarmatimin e ushtrisë së saj.
-Çdo zgjidhje duhet të marrë në konsideratë “interesat legjitime” të Rusisë në siguri.
-Duke iu përgjigjur kërkesave, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin se ka vendosur kaq shumë parakushte “sa asgjë nuk do të funksionojë fare”.
Top Channel