Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Zelensky zhvillojnë bisedë telefonike

19/03/2025 16:11

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky po zhvillojnë një bisedën telefonike, që ka në fokus luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, një ditë më parë, Trump bisedoi përmes telefonit për gati 90 minuta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Menjëherë pas bisedës, Shtëpia e Bardhë njoftoi se dy liderët kanë rënë dakord që lëvizja drejt paqes të fillojë me një armëpushim të energjisë dhe infrastrukturës mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjithashtu është arritur dakordësia për një armëpushim të plotë dhe të përhershëm detar në Detin e Zi.

Pas bisedës së gjatë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Vladimir Putin ka rënë dakord dhe ka urdhëruar menjëherë ushtrinë që të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës për 30 ditë.

Ndërkohë, në fund të muajit shkurt, Volodymyr Zelensky shkoi në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilloi një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, takimi i cili përfundoi me tone të ashpra në Zyrën Ovale, kur Trump vendosi që ‘Zelensky nuk ishte në gjendje të negocionte’ dhe “urdhëroi Sekretarin Rubio dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, t’i përcillnin presidentit ukrainas mesazhin se duhej të largohej.”

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta