Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit, ekipi kuqezi udhëton pasdite drejt Londrës
19/03/2025 13:07
Kombëtarja do të zhvillojë ditën e sotme seancën e fundit në Tiranë, në prag të ndeshjes së parë kundër Anglisë në Uembli.
Pasi do të zbresin në fushën me bar natyral të “Shtëpisë së Futbollit”, pasdite kuqezinjtë do të nisen me avion çarter për në qytetin e Londrës.
Stafi teknik ka kërkuar që ky udhëtim të bëhet dy ditë përpara ndeshjes, kështu lojtarët do të kenë mundësi që të pushojnë. Ditën e nesërme do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore në Uembli dhe konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, dhe një prej lojtarëve ose kapitenit të ekipit.
Ndeshja do të marrë jetë ditën e premte, duke nisur nga ora 20:45.
Top Channel