“Gjesti më bëri ftesë për të bërë tmerrin”/ Laerti debaton ashpër me Rozanën: E shite siç më shite mua dhe Valbonën…

19/03/2025 00:36

Rozana ka debatuar ashpër me Laertin dhe shkak për këtë është bërë akuza që i bëri banori si tradhtare. Sipas Laertit, Rozana shet sekretet e atyre që i konsideron miq dhe pas atij dhe Valbonës tani shiti dhe Gjestin.

Nga ana tjetër, për Rozanën Laerti flet në këtë lloj forme sepse i është tmerruar një raporti mes saj dhe Gjestit.

Rozana: Gjesti më ka bërë një ftesë për të bërë tmerrin. Një lojë mes meje, atij dhe Laertit. Të mos konsideronim asnjë lojtar tjetër të shtëpisë dhe të kapeshim me njëri-tjetrin duke lënë të gjithë në harresë. Gjesti mund të më thoshte çfarëdolloj gjëje mua dhe ne atyre dhe kështu askush nuk do të fyhej. Jo, ky nuk është Big Brotheri që dua të bëjë unë. BBV që dua të bëjë unë është të flas me të gjithë, të debatoj kur nuk kanë të drejtë, të qesh, të qajë, të them gjëra që i mendoj, ky është Big Brotheri im. Gjesti ka tentuar ta bëjë disa herë këtë gjë me mua dhe nuk ja kam mbajtur lojën. Edhe për Gertën më ka thënë që tento të gjesh një gënjeshtër dhe unë i thashë në rregull, jemi takuar me Gertën diku dhe kemi pirë kafe para Big Brotherit. Kur ja prisha strategjinë, debatonte me Eglin, ndërkohë që Egli i thoshte ta ka nxjerrë Rozana këtë gjë. Ta ka prishur Rozana, ky prapë i vinte gishtin. Gjesti ka qenë ai që më ka kërkuar gjithmonë për të bërë lojëra, jo unë. Një herë që e vura në peshore këtë shoqërinë tonë dhe i thashë le të bëjmë një lojë me Livian, ai e mori këtë histori dhe i tha Laertit; ti ke dashur të flirtosh me Livian. Ky e uli Livian këtu.

Ledioni: Emrin e Laertit e solle ti apo Gjesti dhe pse?

Rozana: E solli Gjesti. Unë e dija që këtë strategji të Gjestit nuk do ta çoja deri në fund. Unë nuk kam qenë asnjëherë e gatshme për të bërë lojërat e Gjestit. E kam parë që në momentin e parë që më është afruar për të bërë një lojë dhe e kam fshirë sepse Gjesti ka qenë i gatshëm gjithmonë…

Nuk luaj unë me vezë apo qenë dhe mace. Që në momentin që Gjesti ka ardhur këtu dhe e kam parë që nuk ka qenë i aftë të luaj i vetëm në këtë lojë, nuk e kam konsideruar. Po, kam thënë që Gjesti është i lezetshëm në lojë. Kam shkuar të luaj me të, të bëjmë gallata, të qesh, të këndojë, por kurrë nuk kam shkuar të bëj strategji me të. Unë nuk kam kërkuar asnjëherë ndihmën e Gjestit në këtë lojë, por ai timen.

Laerti: Në primen e kaluar, kur iu bë një pyetje Rozanës për marrëdhënien e me Valbonës, ajo tha se unë kam shitur Valbonën, kam treguar sekretin e rrengut që do ti bënte Gertës. Aty i thashë, unë ta besova si mikeshë, por ti e nxorre… tani bëri të njëjtën gjë, shiti Gjestin.

Rozana: Jo, jo, nuk bëra të njëjtën gjë. Unë Gjestin nuk e kam partner.

Laerti: Një sekondë se jam pyetur unë, më lër që të mbaroj. Tu bë një pyetje; a e beson ti këtë marrëdhënie apo jo? Ti the jo, Laerti shiti Valbonën. Tani unë po të them që ti shite mua në prime. Dhe tani po shet Gjestin.

Rozana: E kuptova, por po përsërit veten.

Laerti: Ti shet sekretet e atyre që i konsideron miq. Unë ta besova ty… Ka hyrë Gjesti në shtëpi dhe ke thënë të kam idhull dhe të thashë Rozana lëshoji, lëshoji që të tre. Të thashë po kthehesh ti në idhull. Ti kur i afrohesh Gjestit, ulesh si lojtare.

Rozana: Ulem unë? Nuk është e vërtetë, Gjesti i jep lezet kësaj shtëpie. Nëse ty nuk të pëlqen kjo…

Laerti: The më kujton fëmijërinë dhe unë thashë ty nuk të duhet njeri që të kujtojë fëmijërinë.

Rozana: Jo, ti kur ke parë mua dhe Gjestin je frikësuar vetë nga Gjesti. Jo nga unë, por nga Gjesti. Sepse ke thënë që kur këta rrinë të dy…

Laerti: E ke lëshuar Gjestin? Ka ardhur te ty për të të thënë të bëjmë një rreng?

Rozana: Unë nuk luaj çift në lojë, ju luani. Ti për mua nuk je lojtar Laert, jo me Primet e kohës së xhaxhit.

Laerti: As ti për mua.

Ledioni: Gjesti, përveçse zbulove që një nga njerëzit me të cilët po rrije në shtëpi është një tradhtare. Çfarë konfirmove tjetër?

Gjesti: Nuk është hera e parë që unë i shkojë me ide Rozanës sepse Rozana nuk ka kapacitet të merret me mua…

Rozana: O Zot i madh, Bukureshti kryeqytet i Beogradit. Ky është kapaciteti?!

Ledioni: Çfarë lidhje ka kultura me lojën dhe skemën?

Rozana: Nuk ka lidhje, por ja përmend sepse ky çfarë s’po përmend.

Ledioni: Po jo pra jo, sepse nuk po ndesheni aty për kulturë të përgjithshme. Secili po tregon anë të karakterit, jo sa klasë shkollë keni dhe sa qytete të botës dini.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta